Tiranë/ Hetohet pallati tek Liqeni i Thatë, "Myslym Shyri" dhe "Syri i Tiranës", verifikohet bashkia e IMT

Aksioni i nisur nga qeveria kundër ndërtimeve pa leje është bërë shkak për hapjen e tri dosjeve hetimore në prokurori. Bëhet fjalë për objektin 9 katësh të biznesmenit Lul Morina në Farkë, tashmë i sekuestruar si dhe për pallatin tek rruga “Myslym Shyri” në Tiranë. Rasti i tretë që po hetohet lidhet me kullën e njohur si “Syri i Tiranës” ngjitur me sheshin “Skënderbej”. Objekt hetimi është edhe puna e policisë dhe IKMT-së në monitorimin e këtyre rasteve.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet e para në lidhje me operacionin e nisur nga qeveria kundër ndërtimeve pa leje. Nga burimet hetimore bëhet e ditur se tri objektet e para ku është ndërtuar pa leje për të cilat kanë nsiur çështjet penale bëjnë fjalë për pallatin tek Liqeni i Thatë në zonën e Farkës.

Objekti 9-katësh i ndërtuar nga biznesmeni Lul Morina, u sekuestrua një muaj më parë nga policia e kryeqytetit dhe IKMT me praninë e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Një tjetër rast që po hetohet është pallati në rrugën "Myslym Shyri" si dhe kulla në qendër të kryeqytetit, e njohuri si "Syri i Tiranës".

Burimet nga prokuroria thanë se këto objekte të evidentuara tashmë, dy prej të cilave i janë nënshkruar edhe masës së sekuestrimit të plotë dhe të pjesshëm sipas aktit të fundit të qeverisë.

Pas nisjes së aksionit, “Syri i Tiranës” i dhuroi qeverisë me akt noterial 4646 metër katrorë sipërfaqe ndërtese duke dorëzuar vetë pjesën e ndërtuar jashte lejes.

Në kuadër të hetimeve për këto çështje, prokuroria tha se objektet do ti nenshtrohen ekzaminimit teknik inxhinjerik nga specializuar te caktuar per shkeljet ligjore te ndertimit pa leje.

Ekspertët do duhet të nxjerin volumet që janë ndërtuar jashtë lejes në numër katesh, sipërfaqe, lartësi e gjerësi. Për tri rastet e para mësohet se prokuroria ka regjistruar dosje penale për veprën penale të ndertimit pa leje. Organi i akuzës i ka kërkuar bashkise, IMT-së të gjitha praktikat e ndjekura tek keto objekte nga lejet e dhëna por edhe akt-konstatimet e shkeljeve tek këto objekte.