Peka: Kur ishte Berisha kryeministër dhe Olldashi ministër kishte vullnet për të luftuar krimin

Në "Drejt" nga Luan Rama në RTV Ora, Avenir Peka nga PD u shpreh se kur ishte Sali Berisha kryeministër dhe Sokol Olldashi ministër kishte vullnet për luftën ndaj krimit.

Ai tha se Qeveria ka arrestuar edhe me ata policisë që kanë qenë para vitit 2005 dhe shtoi se gjithçka varet nga vullneti politik.

Peka: Kur ishte Sali Berisha kryeministër dhe Sokol Olldashi ministër kishte vullnet për luftën ndaj krimit. Kur është bërë goditja e bandave kriminale është bërë me atë forcë policore që ka qenë më parë. Qeveria ka arrestuar edhe me ata policisë që kanë qenë para vitit 2005.

Kjo sepse nuk kishin pengesë nga lidershipi politik. Dalim tek vullneti politik. Pse është i mundur vullneti politik. Sot krimi është më i fuqishëm, sepse ka një martesë me krimit dhe qeverisë. Një forcë politike nuk e ka aq të vështirë, sepse kjo aleancë i mban ata.