Makina përplaset me motorin, plagoset i riu në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2022, 22:24
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pallatit me Shigjeta.
Mjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 23 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 22 vjeç.
Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



