"Nuk ka rritje pagash për pedagogët", Rama: Nuk janë mjekë e policë që mbahen vetëm me rrogën e shtetit

Harrojeni rritjen e pagave nga qeveria. Në këtë mënyrë kryeministri Rama u ka prerë çdo shpresë pedagogëve të cilët prej së hënës nisën protestat pa afat duke bojkotuar auditorët.

Në një takim me rektorët, kreu i qeverisë tha se pedagogët nuk mund të krahasohen me mjekë apo policë, të cilët mbahen vetëm me pagën e shtetit.

"Trupat pedagogjikë nuk janë mjekë apo policë mbahen vetëm me pagën e shtetit dhe që përgjithësisht janë uniforme. Universiteti duhet ta ketë pjesë të vetën thithjen e të ardhurave nga tregu.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të jetë një magnet për të thithur fondet nga të katërta anët me kërkime shkencore etj. Kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se e kërkojnë sindikatat atëherë mori fund reforma në universitet. Është hera e fundit që bëjmë rritje uniforme,” tha ai.

Rama foli për rëndësinë e një verifikimi të deklarimit të të ardhurave të pedagogëve.

"Nuk mund ta pranojmë ne, të kemi pedagogë që e deklarojnë sikur punojnë në fasoneri. Në rast se ka mospërpurthje mes pagës së deklaruar edhe asaj të marrë, ta rregullojnë se procesi do të shkojë më tej,” tha ai.

Disa nga rektorët i hodhën poshtë deklaratat e Ramës se përfitojnë para nga punë shtese pasi sipas tyre vetë kërkimet shkencore kërkojnë financim.