Rektori i universitetit jopublik i kthehet Beqjas, ndërhyn Rama: O Ilir, e di që të ka marrë malli për parlamentin

Rektori i një universiteti privat në Tiranë, Besnik Aliaj i është kundërpërgjigjur Ilir Beqjas në mbledhjen e rektorëve sa i përket fondit për universitet publike dhe jopublike.

Ilir Beqja si kryetari i kësaj dhome, teksa sqaronte procedurat, në rolin e kreut të Agjencisë që mbledh të dhënat për financimet e huaja, u ndal nga Besnik Aliaj, ku ky i fundit replikoi.

Ilir Beqja:  Ju fitoni me meritë në Bruksel, Nuk është se nuk përfitoni nga financimi i përgjithshëm. Tiketi i paguar nga qeveria është më shumë.

E dyta ju keni përfituar nga marrëveshja e parave publike ku ju dhe gjithë të tjerët jeni të ftuar të merrni pjesë. Unë drejtoj një institucion prej një viti dhe i vetmi universitet që kemi mundur të ndihmojmë është ai i Gjirokastrës.

Administrohet nga Ministria e Financave. Po ashtu ky mekanizëm ndihmon ato shpenzime që keni harxhuar lekët tuaja. Nga 1 Janari 2023 çdo marrëveshje e re me donatorët është e përjashtuar nga TVSH. Ndërkohë të paktën deri tani po krijojmë kapacitet financiar për të përballuar shpenzimet.

Aliaj deklaroi më pas se Beqja po fliste për para publike sikur pale sa para ishin investuar,. duke thënë se bëhej fjalë vetëm për rreth 100 mijë lekë.

Aliaj: Z. Ilir tha diçka, para publike. Po krijon idenë sikur u financua ndonjë gjë e madhe… 100 mijë lekë e pak…

Edi Rama: Jo ska gjë, pse u preke.

Aliaj: Unë isha shumë konstruktiv. Zonja ministre e di projektin se sa janë. S' është se kam pakënaqësi këtu. Ajo që dua të them është nëse ne duam..

Rama: O Besnik, këtu është krijuar një ide e gabuar sikur vetëm opozita preket, qeveria nuk preket. Ne prekemi se nga mënyra si flitet, krijohet ideja sikur këtu është dhënë vetëm për universitetet publike dhe jo për ato jopublike. Prandaj unë e solla si shembull dhe qëlloi që edhe ti ishe përfitues si nëj universitet jopublik, dhe shumë mirë. Jemi shumë të kënaqur. Kjo ne nderron se tregon që ne nuk i ndajmë në tanët dhe të atyre në botën akademik.

(Flet Ilir Beqja)

Rama: O Ilir, të ka marrë malli për parlamentin ty, unë e di, por koha e parlamentit mbaroi.