Qyno: Shqiptarët në Angli kanë filluar në lavazhe, njoh edhe gazetarë që i kanë marrë me qira

Në "Drejt" nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se individët që merren me shtëpi bari jashtë vijnë dhe i marrin shumë më lehtë shërbimet në vendin tonë.

Ai tha se shqiptarët shkuan fillimisht në Angli si emigrantë të krahut të punës në ndërtim dhe lavazh, dhe më pas i kanë marra ata me qira.

Qyno: Çdo gjë që hidhet këtu për të marrë shërbime, e marrin shumë më shpejt sesa popullata vendase. Ata vijnë me kesh dhe ti pret që mbledhësh diçka nga rroga, por nuk e lufton ti atë sa i takon konkurrencës ballorë, ta harrojnë shqiptarët e zakonshme.

Ata e marrin në gusht me 300-400 euro në natë dhe nuk pyet fare. Shqiptarët shkuan fillimisht në Angli si emigrantë të krahut të punës në ndërtim dhe lavazh. Nga lavazhi filluan të futen në këtë rrugëtim duke ia marrë anglezëve me qira. Njoh edhe gazetarë që merren me lavazhe me qira. Një pjesë i ka hyrë kësaj punës së drogës.