Nesturi: Paratë e shtëpive të barit kanë krijuar çmimet e larta të turizmit në jug

Në "Drejt" nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Plator Nesturi u shpreh se shqiptarët gjithmonë nxitojnë të kapin kohën e humbur me pasurimin e shpejtë.

Ai tha se kjo gjë është edhe në funksion të industrisë së turizmit në funksion të atyre që bëjnë shtëpi bari andej me dhomat në jug nuk janë për qytetarin e mesëm.

Nesturi: Kemi të bëjmë edhe me kushtet ku ndodhet Anglia dhe Evropa. Jemi të vonuar në shumë aspakëte me vendet e tjera. Shqiptarët gjithmonë nxitojnë të kapin kohën e humbur. Edhe arritja e fitimeve është një nga këto aspekte. Shtëpitë e barit janë një fenomen në shumë vende të Evropës.

Edhe në Spanjë e bëjnë kodrave dhe të parët që kanë ngritur shtëpi bari kanë qenë italianë për shkak të krizës. Këtë e kanë përvetësuar edhe shqiptarët. Miklimi që i bëhet gjithë kësaj gjëje është se ne kemi ngritur edhe një industri turizmi në funksion të atyre që bëjnë shtëpi bari andej. Dhomat në jug nuk janë për qytetarin e mesëm, por për këta që nxjerrin këto të ardhura.