Takimi me rektorët, Rama: Studentë të huaj të vijnë për të studiuar në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama në një takim me rektiorët e universiteteve publike dhe jopublike deklaroi se vizioni për të pasur studentë të huaj që të vijnë të studiojnë në Shqipëri duket utopi , por është e realizueshme.
 
"Është një utopi po krejtësisht e realizueshme, për të pasur studentë të huaj këtu. Këtë na e kanë thënë të gjithë.

Në të gjitha vendet e perëndimit ku kemi qenë na kanë thënë se ne duam të krijojmë këto lidhje sepse ne duam që edhe studentë tanët, qofshin këto vendas apo të huaj, nga vendet e europës që vijnë tek ne, të vijnë edhe atje spese kemi9 nevojë për zgjerim të kapaciteteve ofertuese," tha ai.