Pedagogët në ditën e dytë të bojkotit: Protestë pa afat!

Edhe pse kanë nisur vitin e ri akademik, studentët janë ende të paorientuar për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi, në këtë periudhë kur pedagogët e tyre po përballen me qeverinë për pagat e tyre. Ndërkohë që u bojkotuan auditorët për të dytën ditë radhazi, procesi vijoi normalisht në universitetin e Vlorës dhe tek mjekësia në Tiranë

Këta studentë të viti të parë të politeknikut u futën në auditore që prej orës 8 të mëngjesit, por askush nuk shkoi.

"Sot kishim në orar për të bërë mësim, por nuk bëmë. Presim deri në një njoftim, dhe nëse nukna thonë gjë do të ikim," tha një student.

Profesorët për të dytën ditë radhazi ishin në bojkot.

Pedagogët e universiteti politeknik dhe atij të artevve në tiranë u bënë bashkë të korpusi.

Ata thonë se do të vijojnë bojkotin pa afat.

"Mbase kryeministri kërkon të bëjë një dialog duke kaluar nga rektorët dhe ata të na e përcjellin ne. Unë nuk e shoh si përçarje, por si indicje që ai ti shikojë këto pikat e peticionit që ne kërkojmë.

Performanca e universiteteve është shumë e mirë në raport me gjendjen e mjerueshme të financimit të tyre sot. Rezultat i punës së punës heroike të pedagogëve, stafit ndihmës administrativ dhe akademik që janë kaq të keqpaguar dhe keqtrajtuar ekonomikisht dhe moralisht," tha Kovaçi.

I pjesshëm ishte bojkoti në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku disa studentë thonë se zhvilluan një orë seminar e po presin për të radhës.

"Kanë bërë një prezantim të lëndës.

Një orë leksion, më saktë njohje me lëndën dhe po presim leksionin tjetër," thonë ata.

Por të tjerë thonë se janë në pritje të pedagogëve.

"Thonë që ka protesta. Disa pedagogë nuk erdhën," tha një studente.

Ndërsa pedagogët thonë se mësim nuk u zhvillua por vetëm prezantim.

"Tek godina B anë qenë dy pedagogë që kanë bërë prezantimin e lëndës, tani nuk i fusim dot të gjithë," tha një pedagog i FSHN.

Protesta vijoi edhe në universitetin e Shkodres, Durresit dhe Gjirokastrës ndërsa ditën e dytë ju bashkuan dhe një pjesë e pedagogëve nga universiteti i Korçës.

Vetëm Gjirokastra dhe Mjeksia vijuan normalisht mësimin.