Kovaçi i përgjigjet kryeministrit: Bojkoti do të vazhdojë, universitetet janë në gjendje kënetore
Sindiakta e punonjësve të universiteteve ka deklaruar vijimin e protestës në ditët në vijim. Ata paralajmëruan ndërprerjen e plotë të procesit mësimor dhe mbledhjen e pedagogëve përpara Fakultetit Politeknik.
Aleksander Kovaçi: Ka laboratorë të shekullit të kaluar, pa revista shkencore, mjedise të parikonstruktuara. Universiteti është në gjendje të mjerueshme.
Duhet ti thërrasë mendjes për gjendjen e mjerueshme të universitetve.
Universitete janë në gjendje kënetore me këtë rankim.
S'ka çfarë të rankojë po të financojë. Do të vazhdojmë protestën tonë, në përgjigje dhe të asaj që ka thënë kryeministri tani. Ky bojkot do të jetë çdo ditë deri sa të marrë një vendim qeveria.
Ai deklaroi gjithashtu se orët e mësimit që do të humbasin, do të zëvendësohen si në pandemi me orë shtesë, mësim në fundjavë.
Kërkesat e pedagogëve:
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
