Xhemollari: Qeveria i ka mundësitë t’i rrisë rrogat e pedagogëve, ngriti satelitë e paguan PPP-të

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti Rigels Xhemollari qeveria i ka mundësitë për të bërë rritjen e pagave të pedagogëve

Ai tha se para pak ditësh qeveria lëshoi satelitë, vazhdon paguan koncesionet, ka bërë 2 paketa rezistente duke lënë jashtë pedagogët dhe studentët.

Xhemollari: Ne e kemi parë nëse edhe qeveria e ka mundësi që t’i plotësojë kërkesat e pedagogëve. Unë besoj se po, sepse para pak ditësh qeveria lëshoi satelitë, vazhdon paguan koncesionet, ka bërë 2 paketa rezistente duke lënë jashtë pedagogët dhe studentët.

Po ashtu, ka bërë 450 milionë euro nga rritja e çmimeve dhe ka kthyer pas vetëm 100 milionë. Prandaj ne e kemi parë si një kërkesë të drejtë këtë të pedagogëve për rritje page. Pra, është diçka që mund të realizohet.