Canameti: Për 2022 janë futur në Britani mbi 6 mijë shqiptarë ilegalisht me gomone
Në "Drejt" nga Luan Rama në RTV Ora, Ilda Canameti, kontabiliste, u shpreh se 6 muajt e parë të këtij viti kemi pasur rreth 4700 shqiptarë që kanë ardhur në rrugë ilegale në Britani.
Sipas saj, deri në shtator ky numër është rritur me 6000 persona plus duke shtuar se mes tyre ka edhe njerëz që janë me fëmijët.
Canameti: Fatkeqësisht 6 muajt e parë të këtij viti kemi pasur rreth 4700 shqiptarë që kanë ardhur në rrugë ilegale në Britani. Ajo që është e frikshme në këtë statistikë është që deri në shtator ky numër është rritur me 6000 persona.
Përqindja më e madhe është ardhja me gomone në Britani. Filloi të reklamohej në TikTok si diçka normale dhe një formë biznesi. Ajo që më shqetëson mes tyre ka edhe familjarë me fëmijë të vegjël. Mungon totalisht siguria dhe ndjej trishtim se si kemi arritur në këtë pikë. Shqipëria nuk është një vend në kohë lufte.
