Kritikat kundër amnistisë fiskale, Nesho: Ndërkombëtarët e lëshuan Ramën
Amnistia fiskale vijon të refuzohet nga çdo aktor ndërkombëtar në çdo tryezë dhe takim që ata zhvillojnë me zyrtarët shqiptarë.
Më së fundmi sot ambasadorja e Bashkimit Evropian, Christinë Hohmman, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për integrimin evropian, u shpreh se miratimi i amnistisë do të rrezikonte progresin e bërë deri më tani për parandalimin e pastrimit të parave.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, në një intervistë për Ora News thotë se ka një qartësim të ndërkombëtarëve në mënyrën sesi po e shohin realitetin në vend.
Nesho: Jo vetëm BE por edhe SHBA kanë një ndryshim në konceptimin që i kanë bërë deri më tani atij realiteti që është përpjekur qeverisja Rama të paraqesë para të huajve. Nuk është kështu, problemet e demokracisë jo vetëm janë përkeqësuar por vendi nga dita në ditë, por po shkon drejt një regjimi autokratik me konseguenca për rrugën europiane.
Kam parasysh jo vetëm mosrespektimin e kritereve për tu pranuar në BE, por shumë prej tyre bien ndesh siç janë iniciativat e fundit të Ramës për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta por edhe të iniciativave që e shmangin rrugën europiane të Shqipërisë siç është Ballkani i Hapur.
Me të drejtë BE, përfaqësuesit e tyre po shohin një realitet të ri të provokuar nga njerëzit që udhëheqin këtë qeveri. Deri tani kishim një makiazh që nuk nuk indalonte të ishin realistë për çfarë ndodh në Shqipëri, kishim një politikë klienteliste të një "Yes Man-i" që bëntë çdo veprim që i kërkohej nga ndërkombëtarët. Por tani për arsye të kapjes së pushtetit të tij, ndërvarësisë që ka kjo qeveri e korruptuar nga grupe që kërkon medeomos që si amnistia fiskale ashtu dhe grumbullimi i parave për të mbajtur buxhetin dhe paguar PPP-të.
Kjo qeveri nuk është në rrugën e drejtë, po kalon brenda aventurizmit të saj politik duke provokuar dhe ato politika të përbashkëta që duhet të zbatojmë për të realizuar integrimin brenda BE. Kjo qeveri nuk ka vullnet, asnjë qeveri e korruptuar nuk kërkon të vërë kokën e saj para drejtësisë europiane.
Lidhur me zgjedhjet vendore, Nesho thotë se opozita duhet të marrë një fitore të plotë.
Ai shtoi se Partia e Lirisë ka hapur dhe rrugën ndaj PD-së, duke e përqëndruar betejen te këshillat bashkiakë.
