Peka: Jam vetë nga Hasi dhe më shumë fis kam në Angli se sa në Shqipëri, 75% kanë ikur

Në "Drejt" nga Luan Rama në RTV Ora, Avenir Peka nga PD u shpreh se ai është nga Hasi dhe ka më shumë njerëz në Angli nga fisi se sa në Has.

Sipas tij, emigracioni në Britani ka filluar në vitet 98-99, pas luftës në Kosovës, që fillimisht largoheshin si qytetarë të Kosovës.

Peka: Unë jam nga Hasi dhe pjesa dërrmuese që shkojnë në Angli janë nga Hasi dhe Tropoja. Unë gjysmë e fisit e kam në Angli dhe 75% të brezit të ri kanë ikur. Më shumë fis kam në Angli sesa këtu. Emigracioni në Britani ka filluar në vitet 98-99, pas luftës në Kosovës, që fillimisht largoheshin si qytetarë të Kosovës.

Pastaj, i pari tërhoqi të dytin e kështu me radhë. Në fillim janë njerëz familjarë e të rinj. Një pjesë ka marrë edhe nënshtetësi. Pas vitit 2013, filloi edhe doli kjo tendenca e vajtjes atje për të përfshirë në aktivitete kriminale si një mënyrë e shpejtë për të bërë para.