Mbappé kërkoi izolimin e Neymar dhe Messit, klubi e zhgënjeu
Kylian Mbappé dëshiron të largohet nga PSG pasi ndihet i tradhëtuar nga drejtuesit e klubit dhe presidenti Al Khelaifi. Ai rinovoi në verë pasi iu premtua se do të jetë lider i ekipit me një pagë stratosferike ndërsa Neymar do të largohej nga skuadra.
Kjo është arsyeja se pse Mbappé kërkonte të largohej me çdo kusht që në korrik pak javë pasi kishte rinovuar deri në vitin 2025. Ishte pikërisht data 1 korrik që aktivizoi klauzolën e rinovimit automatik në kontratën e Neymar deri në vitin 2027. Me emërimin e drejtorit sportiv, Luis Ocampos dhe të trajnerit Galtier nga i cili morën miratimin, drejtuesit çmontuan një pjesë të rëndësishme të klanit argjentinas duke e lënë Messin të izoluar ndërsa i premtuan sulmuesit francez se Neymar nuk do të ishte gjithashtu pa pretendime në fushë dhe dhomën e zhveshjes.
Në krahun tjetër, O Ney, e konsideron si pak profesioniste sjelljen e Mbappe në skuadrën pariziene dhe mes të dyve ka nisur një dimër i gjatë dhe i ftohtë. Klubi nuk ka qenë në gjendje të shuajë mosmarrëveshjet mes të dyve. Në këtë mënyrë, vendimi i Mbappe për t’u larguar që në muajin janar duket se është i pakthyeshëm por problemi kryesor në këtë mes mbetet një ofertë e denjë për të bindur PSG ta lejë të lirë.
