“Të rinjtë më të mirë po largohen”, Rama: Mjekë e infermierë merren nga Gjermania, të marrim diçka në këmbim

Kryeministeri Edi Rama në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Europianë e ka pranuar se të rinjët shqiptarë po zgjedhin dita ditës të largohen nga vendi.

Madje ai thotë se më të mirët po merren nga vendet e pasura.

“Ata që i paguajmë të bëhen mjekë e infermier merren nga Gjermania... duhet të ketë një lloj solidariteti që vendet tona të marrin diçka në këmbim.”, shprehet Rama.

Edi Rama: Ne jemi të fundit që do të tradhtojmë perandorinë evropiane edhe nëse BE do të shkrihet, por sidoqoftë nuk duam të merremi për të mirëqenë. Mendoj se është koha për të parë më në thellësi. Ka gjëra që janë të tmerrshme. Nuk jemi vende të pasura. Dhe po të shohim të rinjtë tanë, të rinjtë më të mirë që po largohen, largohen se nuk  kemi të njëjtën qasje në sistemin evropian të arsimit të lartë. Që do të thotë se universitetet tona nuk mund të krijojnë sinergjinë  dhe rrugëtimin e përbashkët  me universitetet evropiane.

“Në anën tjetër shohim që ata që i paguajmë të bëhen mjekë e infermier merren nga Gjermania menjëherë nuk më duket e drejtë dhe solidaritet evropian që nga njëra anë të shoh universitetet dhe të rinjtë tanë të lihen jashtë sistemit duke u larguar nga vendi se duan të bëhen pjesë e këtij sistemi dhe nga ana tjetër të shohim krahun tjetër të kualifikuar që merret nga vendet e pasura. Duhet të ketë një lloj solidariteti që vendet tona të marrin diçka në këmbim.”