Tregtonte celularë të kontrabanduar, vihet në pranga 34 vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2022, 09:21
Pronari i një subjekti tregtar në Tiranë është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për tregtim të mallrave të dyshuara të kontrabanduara.
Arrestimi i tij u bë falë operacionit policor të koduar "Phones 3".
“U bë arrestimi i 34 vjeçarit me inicialet B. H., banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të këtij shtetasi, në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 21 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
