Efektivit të policisë në Lezhë i vendoset tritol pranë banesës

Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 02:00, pas mesnatës në Manati të Lezhës. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur banesës së policit Zef Kola.

Një sasi lëndë plasëse shpërtheu në portën e shtëpisë së një polici në fshatin Manati të Lezhës, por fatmiresisht nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme material.

Ngjarja ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të së shtunës dhe objekt i sulmit ishte banesa e punonjësit të policisë Zef Kola.

Lënda plasëse e cila mendohet të jetë e llojit tritol u vendos në portën e rrethimit të shtëpisë e cila ndodhet në anë të rrugës nacionale Lezhë-Milot.

Në momentin e ngjarjes anëtarët e familjes Kola kanë qenë në gjumë dhe sapo kanë dëgjuar shpërthimin i cili ishte i fuqishëm kanë dalë nga banesa, duke njoftuar policinë.

Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet në lidhje me rastin.

Gjithashtu specialistet e Njesisë Antieksploziv të nisur nga Tirana pritet të përcaktojnë llojin dhe sasinë e lëndes shpërthyese.

Ndërkohë grupi hetimor pritet të analizoje kamerat e sigurisë përgjatë të banesave dhe bizneseve përgjatë rrugës Lezhë-Milot për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimit është përqendruar tek detyra e 50-vjeçarit Zef Kola i cili prej vitesh është pjesë e strukturave të policisë së shtetit.

Efektivit të policisë në Lezhë i vendoset tritol pranë

Efektivit të policisë në Lezhë i vendoset tritol pranë