Kurbin, arrestohet një 24 vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2022, 10:04
Një 24 vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje ka rënë në prangat e policisë.
“Policia lokalizoi dhe kapi në fshatin Sanxhak, shtetasin e shpallur në kërkim: Orges Filaj, 24 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprat penale "Vjedhja" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", njofton policia.
I ndaluari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
