Berat, goditi me sende të forta në kokë një person, vihet pranga 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta një person tjetër.

“U bë arrestimi i shtetasit S.T., 30 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen Goricë, Berat për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në Berat, u cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njfton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.