Shpërndanin kokainë, kanabis e heroinë në zona të ndryshme të Tiranës, vihen në pranga 5 persona
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akozohen se shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative rreth veprimtarisë së tyre, policia ka organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre. U arrestuan në flagrancë shtetasit: R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë”, njofton policia.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
