Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2022, 09:54
Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë.
Arrestimi tyre u bë falë operacionit policor të koduar "Location 2".
“Në zonën e quajtur ”Komunën e Parisit”, u bë kapja e shtetasve: Mehmet Lamko, 62 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”; Elsi Balla, 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burgim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
