Sot feston 78 vjetorin, Berisha: Udhëtoj njëheraz në dy stinë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha feston ditën e sotme 78 vjetorin e lindjes.
Në një postim në rrjetin e tij social Facebook Berisha shkruan se udhëton në vjeshtën e bukur të jetës dhe,në një pranverë të re politike.
“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi Zotit! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq.”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin e tij social të cilin e shoqeron me një foto me bashkëshorten e tij.
Sali Berisha lindi më 15 tetor 1944. Është një kardiolog dhe politikan shqiptar, që shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992–1997 dhe president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike, në periudhën 1991–1992 dhe sërish nga 1997 gjer më 2013 si dhe është aktualisht në krye të PD.
