Sot 78 vjetori i çlirimit të Vlorës, Leli nga ceremonia: Nuk kam qenë në SPAK

Në Vlorë festohet 78 vjetori i çlirimit të qytetit.

Ditën e sotme kanë qenë prezent në një ceremoni figurat më të larta të politikës në qytet.

Pjesë e ceremonisë edhe kryetari bashkisë Leli i cili krahas nderimeve për dëshmorët e luftës çlirimtare ka komentuar edhe çështjen e SPAK-ut.

Leli është shprehur se nuk ka qenë në SPAK teksa ka zgjedhur mos të komentojë më tepër.