Projektligji për lustracionin, Pampuri: PS nuk mund ta quajë nismën e tyre, është e gjitha e jona

Deputetja e Partisë Demokratike  Orjola Pampuri  në nëtervistë për Ora Neës me gazetarin Evrest Dedaj foli rreth risive të draftit për lustracionin.

Sipas tij një nismë e tillë është thjesht parimore.

Pampuri shprehet se kjo nismë është e gjitha e PD dhe PS  nuk mund ta quajë nismën e tyre.

Orjola Pampuri: Draftin e ka prezantuar zoti Çollaku në një deklaratë për mediat. Ajo që vlen të theksohet si më e rëndësishme. Risi është fakti që me dorëzimin e këtij drafti nuk duam të nxisim urrejtje e inate ndaj askujt, është thjesht çështje parimore. Nuk ka asgjë për të mos e pranuar.  PS  nuk mund ta quajë nismën e tyre këtë hap se ju keni parë që përgjatë gjithë viteve kemi diskutuar e kemi organizuar grupe se si mundemi ne për të iniciuar hapat që jemi sot. Nuk do të ishte mirë që sot pas 30 viteve të diskutojmë për ketë çështje. Sot e mbështesim këtë nismë që është e gjitha e jona. 

Shkarkim nga detyra dhe ndalim për të marrë një funksion politik për 15 vite. Këtë parashikon projektligji për lustracionin i depozituar nga grupimi i Enkelejd Alibeaj ditën e premte në Kuvend. Funksionarëve në regjimin komunist si dhe ish-sigurimsave u jepet mundësia për tu vetëdorëzuar, duke kërkuar që rasti të mos u bëhet publik si dhe të ankimojnë vendimin për shkarkimin e tyre në Gjykatën e Apelit. Projektligji përjashton vetëm ata të cilët kanë ushtruar aktivitetin e tyre në kushtet e shtrëngimit dhe kanosjes dhe individët nën moshë.