Intervista e pazakontë për drejtorin e Ballkanit, moderatori i emisionit e befason me kërkesën

Ballkani ka sonte ndeshjen më të rëndësishme të historisë së futbollit të Kosovës.

Me një fitore kundër Sivasporit në mbrëmjen e sotme, sipas të gjitha gjasave, ekipi i Ilir Dajës mund të siguronte kalimin nga grupi i Conference League.

Para kësaj përballje të rëndësishme, Nderim Nexhipi ishte në një lidhje “Skype” për emisionin “Sport Magazine” me gazetarin Drilon Xhepollari.

Nexhipi është shprehur se ka shumë optimizëm te Ballkani për të kaluar grupin pasi i gjithë presioni qëndron te kundërshtarët.

Ndërkohë në këtë intervistë disi të pazakontë pasi drejtori i ekipit të Kosovës ishte duke udhëtuar në makinë, nuk kanë munguar batutat.

Moderatori i emisionit, Xhepollari, ka pasur një kërkesë që shkaktoi të qeshura: “Kërkoj që të keni kujdes në makinë dhe mos ec shumë shpejt në makinë si ecën Ballkani në Europë dhe Kosovë”.