Paguhet miliona pound por zgjedh të udhëtojë më kompaninë “low cost”

Paguhet rreth 250 mijë pound në javë por nuk e ka aspak problem të udhëtojë me kompaninë “low cost” “EasyJet”. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Chelseat, Reece James, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer të martën në mbrëmje kundër Milanit. Pas suksesit të bluve të Londrës në “San Siro”, lojtari i Kombëtares së Anglisë kishte një ditë pushim që vendosi ta kalonte në Milano dhe për t’u kthyer në Londër, ai prenotoi një fluturim me kompaninë me kosto të ulët.

“Daily Mail” thekson dhe fakton me fotografi ekskluzive se lojtari milioner u ul mes njerëzve të tjerë në një linjë civile nga Milano në Londër.

Paguhet miliona pound por zgjedh të udhëtojë më

Sjellje prej një njeriu të thjeshtë por aspak normale mes lojtarëve të futbollit profesionist, pasi shumca e tyre zgjedhin të udhëtojnë me avionet e tyre privatë dhe aq më pak me linja normale “low cost”.

 

Për shkak të një dëmtimi në gju, James do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Aston Villa, por trajneri Potter shpreson ta ketë gati për ndeshjet me Brentford dhe Manchester United.

Paguhet miliona pound por zgjedh të udhëtojë më