Po komentonte ndeshjen Ballkani-Sivaspor, kolegët e ndërpresin dhe i vendosin gazetarit flamurin e Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2022, 20:00
Ballkani luan sot ndeshjen e katërt në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampionët e Kosovës presin një “Fadil Vokrri“ të mbushur përplotë Sivasporin, ndaj të cilëve kanë marrë edhe fitoren e parë në këtë fazë.
Gazetari nga Kosova, Jon Ajeti, ka komentuar ndeshjen që do të luhet në mbrëmjen e sotme në Prishtin gjatë një interviste në emisionin “Sport Magazine“ në Ora News.
Por gjatë intervistës, kolegët kanë vendosur t’i bëjnë një surprizë.
Njëri prej tyre afrohet pranë Ajetit me flamurin shqiptar, të cilin ia vendos rreth qafës. Një gjest që është pritur me buzëqeshje nga ana e gazetarit.
