Raporti i KE, Meta: Shqipëria devijim të qartë nga kursi i reformave që na çojnë drejt BE
Kreu i PL, Ilir Meta një konferencë për mediat ka bërë një pasqyrim të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Në gjithë çfarë paraqiti Meta dallohet se Shqipëria ka bërë hapa prapa ose ka qëndruar vendnumëro.
Ilir Meta: Mbykqyrja parlamentare mbetet e kufizuar pra një parlament i gjymtuar. Konsultimet publike të natyrës formale nuk ekzistojnë. Shqipëri vend tranzirti dhe trafikimi të qenieve njerëzore. Shqipëria nuk ka strategji për drograt, trafikimi i drogës vijon të jetë forma më epërhapur. Nuk është bërë përparmi në lirinë e medias. Numri i shtetasve shqiptar për azil në vendet e BE ëhstë rritur ndjeshëm. Është ulur shkëmbimi i informacionit mes policisë sonë dhe institucioneve ligjzbatuese evropiane. Klima e të bërit biznes vijon të ketë probleme. Njësitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e burimeve financiare. Numri i lartë i kontratave të përkohshme në pushtetin vendor vijon të jetë problematik.
“Ky është devijim i qartë i vendit nga kursi i reformave që na çojnë drejt BE. Reflektohet qartë drejtimi antieuropian dhe autokratik e korruptiv i kësaj qeverisjeje." tha Meta.
