Aksident në rrugën Fier-Mallakastër, humb jetën një person, një tjetër mbetet i plagosur

Një aksident ka  ndodhur në aksin rrugor "Fier-Mallakastër".

Si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

"Rreth orës 15:55, në aksin rrugor "Fier-Mallakastër", në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Qemal Kamberaj 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga", njofton policia.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Qemal Kamberaj, si edhe është dëmtuar shtetasi Asllan Aajo, 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ora News mëson se makina i përket  kompanisë "Albpetrol" dhe drejtuesi i mjetit e pasagjeri rezultojnë punonjës të kësaj kompanie.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Aksident në rrugën Fier-Mallakastër, humb jetën një

Aksident në rrugën Fier-Mallakastër, humb jetën një

Aksident në rrugën Fier-Mallakastër, humb jetën një

Aksident në rrugën Fier-Mallakastër, humb jetën një