“I rrezikohet jeta” Gjykata refuzon kërkesën e Lefter Kokës për ndryshim të masës sigurisë
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, humbi sërish betejën me Gjykatën e Posaçme për lirim nga qelia.
Gjyqtarja, Irena Gjoka, refuzoi kërkesën e avokatëve për lirimin e Kokës, edhe pse ekspertët përcaktuan se në qeli ish-ministrit i rrezikohet jeta.
Vendimi i shpallur të premten, lidhet me ankimin që avokatët kishin bërë për masën "arrest me burg" për shkeljet e kryera në incineratorin e Fierit, ndërkohë që ditën e hënë shqyrtohet ankimi për masën e vendosur lidhur me shkeljet në incineratorin e Elbasanit.
Gjyqtarja, Irena Gjoka, vendosi më 6 tetor lirimin e Alqi Bllakos që akuzohej për shpërdorim detyre e korrupsion në bashkëpunim me Lefter Kokën.
Në të njëjtën ditë, gjykata e lartë rrëzoi një tjetër kërkesë të Lefter Kokës për lirim nga qelia.
