“Amnistia fiskale nismë e mirë”, Pinguli: Përdoren lekët në mënyrë efektive, jo për të kryer një krim tjetër
Sipërmarrësi Stefan Pinguli e sheh si pozitive nismën për amnistinë fiskale.
Gjatë një interviste për Ora News Pinguli tha se lekët që amnistohen përçse në rastet kur konstatohet për krim ekonomik nuk kanë asnjë gjë të keqe.
Stefan Pinguli: Amnistia fiskale quhej si një gjë e keqe që njerëzit dhe e njohin dhe jo. Dua të shpjegoj nëse është e drejtë apo jo. Dhe në kuptimin gjuhësor amnistia është falje se di pse duhet të quhet amnisti. Dhe me ‘am’ ka të bëjë me familje. Kur flasim për fiskalitet flasim për gjoba për taksa. Amnisti fiskale unë e quaj falje financiare. Amnistia financiare, duhet të jenë pronar të mjeteve të tyre dhe të mund të paguaj gjobën e të bëhet pronar i mjeteve që i ka të paligjshme. Është gjë shumë e mirë. Më lart ka më pak shoqëri por më shumë nivele financiare. Këto lekë përveç krimit të konstatuar nga sektori juridik shteti nuk ka asgjë të keqe që ti marrë dhe ti zbardhë.
“Problemi qëndron në faktin se shumë herë ndërtimet, rrugët e shumë investime të tjera bëhen në kosto shumë të lartë. Kjo ndodh se këto lekë janë të mbarsura me këtë krim. Nëse do të kalonin një filter atëherë lekët do ti përdornin në mënyrë efektive jo për të kryer një krim tjetër.”
