Zjarri shkrumbon restorantin në plazhin e Zvërnecit

Një zjarr ka rënë  në një restorant  që shërben gjatë sezonit të beharit në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur dhe po ndërhyjnë për të neutralizuar flakët.

Duke qenë se objekti është prej druri është djegur në një kohë të shkurtër plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e rendit.

Situata është vendosur nën kontroll.