Pas akuzave për vizën, Basha shfaqet në SHBA, takime në Washington
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2022, 17:11
Ndërsa partia e tij është në një fazë bashkimi për të gjetur kandidatët e përbashkët për zgjedhjet lokale, Basha është shfaqur në SHBA.
Në disa foto te shpërndara ne rrjetet sociale nga pjesëmarrësit në një aktivitetet në Washington, mes te ftuarve shihet edhe ish kryetari i PD Lulzim Basha.
Në foto shihet Basha me presidenten e BERZH-it Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike në Washington DC.
