Konflikt në një lokal në Korçë, punonjësi plagos 24-vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2022, 20:28
Punonjësi i një lokali në Korçë ka dëmtuar në krah me mjet prerës një 24-vjeçar.
“Rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
