Veliaj “arnon” rrugët dhe harron gropat e mëdha

Teksa kryebashkiaku Veliaj del në rrjete sociale duke reklamuar arnimin e rrugëve shumë rrugë të tjera të Tiranës janë shqetësim serioz. Shiu i rënë këto ditë i ka kthyer gropat në lumenj, duke e bërë të pamundur kalimin e banorëve të zonës.

"Ka ardhur nevoja që në të futemi dhe në nivel kapilar. Në 11 njësitë e Tiranës do të kemi operacionin më të madh të asfaltimit dhe shtrimit të rrugëve."

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaron se ka dhënë porosi për asfaltimin e rrugëve dhe në rrjetet sociale nxjerr disa pamje ku arnon disa gropa të vogla por harron të merret me rrugët që janë vërtet problem.

Këto pamje janë të datës 13 tetor 2022 e në këto rrugë vështirë të kalohet.

Gropat janë kthyer në pellgje, që në disa raste kthethen në përrenj uji.
Kjo është një nga rrugët e kryeqytetit, banorët e së cilës nuk kanë ku të kalojnë.

E gjithë rruga është e pakalueshme, ndërsa banorët jashtë kameras thonë se ky problem ekziston prej vitesh.

Ankohen se  nuk kanë një vend ku ti nxjerrin fëmijët teksa kërkojnë nga Veliaj të mos merret me arnime të vogla, por të shohë problemet reale.