Rama u braktis në Stransburg, Meta: Shfaqja teatrore e tij cënoi seriozitetin e institucioneve europiane
Braktisjen e Ramës në darkën e organizuar nga ana e tij në Stransburg kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideron si një mesazh të qartë për Ramën se po cenon seriozitetin e institucioneve më të rëndësishme evropiane.
Por kjo sipas Metës nuk është gjë tjetër veçse për të shmangur vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme ku është përfshirë qeverisja e vendit.
Ilir Meta: Bojkotimi i fundit në Stransburg ndaj kryeministrit aktual ishte një mesazh i qartë se bllofet dhe shfaqjet teatrore që ai organizon duke cënuar dhe seriozitetin e institucioneve më të rëndësishme evropiane nuk mund të mbulojë kursin e tij aventuresk që nuk është gjë tjetër veçse për të shmangur vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme ku është përfshirë qeverisja e vendit.
“Angazhimi ynë mbetet i përqendruar jo vetëm në denoncim të këtyre fenomeneve të qarta të keqqeverisjes por dhe të të gjitha përpjekjeve tona për ti dhënë fund kësaj keqqeverisje duke propozuar iniciativat tona.”, tha Meta.
Pas kritikave të ashpra për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ka reaguar Presidenti i Partive Popullore Europiane Aleksander Pociej, i cili njoftoi se si shkak i ndërhyrjeve të Ramës në Asamble, është marrë vendimi për të anuluar një darkë punë të planifikuar. Në deklaratën e tyre anëtarët e PPE-së u shprehen se nuk marrin pjesë në darkë pasi u ndien të fyer nga deklarata e bëra nga kryeministri Edi Rama.
