Katër ditë larg Shqipërisë, Rama nga Turqia në Francë dhe e mbyll me Gjermaninë
Performanca e kryeministrit Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe përplasja e tij me përfaqësuesit e disa shteteve anëtare është kthyer në një shënjestër të opozitës shqiptare ndaj kundërshtarit të saj politik.
Deklaratat e opozitës kanë marrë përgjigje nga shefi i qeverisë shqiptare, edhe pse ka qenë i angazhuar në udhëtime dhe takime nga Franca në Berlin.
"Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës kundër Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse".
Socialistët europianë, mes tyre edhe kryetari i selisë rozë Edi Rama, janë mbledhur këtë të premte në Berlin për të diskutuar mbi sfidat me të cilat po përballet bota, por edhe për vështirësitë nëpër të cilat po kalon e majta sot në kontinentin e vjetër.
Përveç Gjermanisë dhe Francës, të martën kryeministri Edi Rama fluturoi drejt Turqisë për t’u takuar me Presidentin Erdogan.
Një takim që edhe pse zgjati 3 orë, asgjë nuk është bërë publike për mediat se çfarë është diskutuar në zyrën e Kreut të Shtetit turk.
Takimi Rama-Erdogan erdhi pak javë pas mbylljes së shkollës turke në Tiranë “Mehmet Akif”, vendim për të cilën qeveria shqiptare u akuzua se i është bërë presion nga Presidenti turk.
