“Ballkanin e Hapur e kemi provuar kur u shkulëm brekësh”, Sazan Guri: Rama gaboi në fjalimin në Stransburg
Sazan Guri tha se Ballkani i hapur nuk mund të mendohet pa Kosovën.
Gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja, Sazan Guri u shpreh se vetë CEFTA është Ballkan i Hapur. Sipas tij nisma të tilla janë provuar në periudhën e ish-Jugosllavisë.
Sazan Guri: Janë 50 marrëveshje me Kosovën që qeveria nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje. Vetë CEFTA është Ballkan i Hapur. Ballkanin e Hapur pa Kosovën nuk e mendoj dot. Po qe për ‘Mini Shengen’ e ‘Ballkan të Hapur’ e kemi provuar një herë ne me ish-Jugosllavinë më 1946 kur nxorëm ton me florin, me naftë u shkulëm brekësh, morëm dhe karfica morëm dhe llastik. Na e ka mësuar historia e partisë. Ballkan pa Kosovë nuk ka. Nuk është rol patriotic kur bhet fjalë për Ballkanin e Hapur.
Sakaq sa i përket fjalimit të Ramës në Stransburg ai tha se ishte i gabuar.
“E pamë dhe në fjalimin e Ramës që ka gabuar rëndë, i cili popullin e Kosovës e quajti komb.”, u shpreh Guri.
