Vrasja e Martin Çeços, arrestohet "e dashura" e tij, Martina Pajollari, dyshohet si bashkëpunëtore
Shkon në katër numri i personave të arrestuar për vrasjen e 26 vjeçarit Martin Çeço në Kolanec të Korçës, në 18 qershor të këtij viti.
Martina Pajollari, e dyshuar si bashkëpunëtore në vrasje është vënë në pranga pasi policia ka arritur të sigurojë prova se ajo ka bashkëpunuar me 3 autorët e arrestuar më herët, Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj.
Martina Pajollari dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën porse kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes.
Tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë të martin Çeços në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.
Trupi u gjet nga banorët e zonës disa ditë pasi familja e viktimës denoncoi humbjen e të riut.

