A duhet të mbajmë ditar? Ja se si ndikon
Ditari nuk është vetëm një kujtesë dhe rikthim në kohë, por një raport intim me veten, një bisedë me unin dhe ndonjëherë shërim për shpirtin.
Për të folur për rëndësinë e mbajtjes së ditarin ishin të ftuar në “Jeto me Orën” Rajna Kovaçi,Eksperte çështjeve sociale, Helena Halilaj, Pedagoge dhe Nevila Mbrice, Psikologe.
Rajna rrëfeu më tepër rreth ditarit të gjyshes së saj.
Rajna Kovaçi: Është një pasuri e madhe. Gjyshja ime e ka shkruar ditarin kur ka qenë 14 vjeç. Shkruan për luftërat botërore. Kanë kaluar 100 vjet por janë të vlefshme akoma. Ajo shkruan dhe situatat e vështira me fëmijë me të shoqin. Një moment pasi ndërtojnë nj shtëpi marrin një grua egjiptiane dhe tregon se ajo kishte disa receta të kleopatrës. Ka flajë të jashtëzokonshme me shumë emocion.
Një ndër pjesëzat që lexon nga ditari është fraza ku shkruhet “Çdo ditë e re ka sjellë një fat të ri”.
Sakaq Nevila ndau më tepër rreth ditarit të saj të cilin e ka botuar.
Nevila Mbrice: 180 ditë me Nevilën se kam dhënë mesazhin se nëse për 6 muaj nuk kam bërë një përmirësim cilësor mendoj se personi ka nevojë për një ndihmë të specializuar. Për 6 muaj një person mund të nxjerrë problematikat që mund të ketë. E kam ideuar si një dosje psikologjie, një kartelë. Nga prezantimi i personit nga dita që mban mend.
Por si ndikon ditari në jetën e njerëzve sipas Nevilës?
Nevila Mbrice: Ditari ndihmon në lehtësimin e simptomave të ankthit, stresit. Është stimul për kujtesën. Pyetja e parë që i bëhet personit është ‘Si ndihet?’. Ndihmon që të kuptojë çfarë ka pasur nga e shkuara që e mundon.
Helena tredoi në emision disa dokumenta të veçanta për të mes të cilave dhe një kartolinë e mamasë së saj.
Vaksina e parë e kancerit mund të jetë gati pas disa muajsh
14 Tetor, 15:48
Helena Halilaj: Kjo është një kartolinë që ma ka shkruar mami para shumë vitesh. Ka shumë emocion. Në këtë kartolinë është një lloj dëshire e mamit tim për tu bërë ajo që jam sot. Është momenti kur unë kam lindur, të gjithë më donin djalë unë dola vajzë. Vetëm gjyshi është gëzuar. Mami kërkon të jem një dallëndyshe e lirë.

