Periferia e harruar e Vlorës/ Zona e "Ish-fabrikave të Çimentos" pa asnjë investimin

Pak kilometra larg qendrës së Vlorës, zonat periferike kanë mbetur pa investime. Banorët ngrenë shqetësimin për infrastruktuën, dhe neglizhencën e institucionev. Rrugët në zonën e ish-fabrikës së Çimentos janë tërësisht të pashtruara, ndërsa tjetër shqetësim janë edhe mbetjet urbane.

Rrugë të pashtruara, mbeturina që mbushin zonën, kafshë që ushqehen me mbetje.

Është kjo panorama në zonën e Ish-fabrikës së Çimentos.

Pak metra larg qendrës së qytetit, panorama atje është si në ndonjë zonjë ku dora e shtetit nuk shtrihet.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Banorët thonë se infrastruktura mbetet më problematike për ta.

"Fëmijët nuk dalin dot aty nga ajri, nga mbeturinat. S'dalim dot në ballkon të pimë një kafe," tha një banore.

Premtimet që kanë dëgjuar për vite të tëra, nuk janë bërë asnjëherë realitet.

"Për 10 vjet që kam qenë unë këtu kështu e kam gjetur, kështu është. Nuk ka patur asnjë investim," tha ajo.

Për zonën e ish fabrikës së çimentos nuk ka ende një projekt për rehabilitimin total të saj dhe ndërhyrjen në infrastrukturë.