Përfitoi 147 mln dollarë përmes mashtrimit, Gjykata firmos ekstradimin për kinezin

Gjykata ka firmosur sot për ekstradimin e shtetasit kinez Linagbin Chen i shpallur në kërkim nga Kina për mashtirm.

Ai ka përfituar përmes mashtrimit 147 milion dollarë.

Chen ishte kreu i një grupi kriminal dhe u arrestuar nga policia në Rinas pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti e ishte shpallur në kërkim nga autoriotete kineze.

Me këtë vendim Gjykata rrëzoi dhe kërkesën e tij për tu mos ekstraduar drejt Kinës.

Shtetasi kinez u kap në Rinas dhe Prokuroria vendosi tadënojë me “arrest me burg”, por më pas e zbuti vendimin në masë “arrest shtëpie” pasi vuante nga nje sëmundje në tru, për shkak të një mase mishi të huaj në kokë.

VENDIMI I GJYKATES

Lejimin e ekstradimit te shtetasit L. Ch. në Republikën Popullore të Kinës per efekt te zbatimit te vendimit penal r. DG (X) BZ (2022) 00055, date 20.05.2022, të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kine.

Rrezimin e kërkesës per revokimin e mases se sigurimit “arrest ne shtepi” te dhene ndaj shtetasit L. Ch.

Nje kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Drejtësise së Republikes se Shqipërisë dhe Ambasadès sè Republikën Popullore të Kinës. Shpenzimet proceduriale sic janë bërë. Kunder ketij vendimi lejohet ankim në giykatën e Apelit Tiranë brenda 10 ditëve.