Të lënduar në punë, të harruar nga shteti/ Invalidët protestojnë, afat qeverisë deri në 20 nëntor
Invalidët e punës kanë kërkuar para minsitrisë së ekonomisë indeksim të pensioneve dhe subvencione të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse. Ata i kanë lënë afat qeverisë deri në 20 nëntor për të reaguar, ose në të kundërt do të prshkallëzojnë protestat.
Invalidët e punës dolën në protestë këtë të premte para ministrisë së ekonomisë.
"A nuk do të jetojmë ne? Kush do të jetonte me 90 mijë lekë të vjetra?" thonë ata.
Ata kërkojnë indeksim të pensioneve, rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse si dhe të marrin ndihmën në lekë t ëpremtuar nga qeveria ndër vite.
"Duke shkelur dhe aktet nënligjore jemi përjashtuar nga rimbursimi i energjisë elektrike. Është premtuar ndihma 5000 lekëshi që në 2008 që na është mohuar," tha një tjetër.
Qeverisë i kanë lënë afat deri në 20 nëntor për tu përgjigjur për këkresat e tyre, në të kundët thonë se do të protestojnë cdo ditë seri sa problemet të zgjidhen.
"Do të ftohen dhe karrocat, ne sot ishim me paterica. Kolegët do të vijnë me krecatë me rrota këtu dhe do të jemi të gatshëm që të protestojmë çdo ditë në mënyrë paqësore," thanë ata.
Janë rreth 75 mijë invalidë punë kërkojnë dialog me qeverinë, ndërkohë në paketën e dytë të rezistencës sociale është parashikuar një fond shtesë prej 188 mln leke nga muaji shtator në dhjetor për personat me aftësi të kufizuar
