I akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, nipi i deputetit të PS
Prokuroria e Posaçme SPAK, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskojë pasuritë e sekuestruara në 2021 të Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Mes pasurive të sekuestruara është dhe një makinë, e cila ishte në përdorim të modeles Kejvina Kthjella.
SPAK kërkon që shtetit ti kalojnë një apartament, dy garazhe, dy makina, dy troje, një orë Rolex dhe 2750 euro.
Redjan Rraja është në burg në lidhje me atentatin e vitit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhja dhe kryerja e veprave penale si grup i strukturuar kriminal.
Ngjarja ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Ditën e ngjarjes prokurori Ndoja ishte në automjet me Landi Muharremin nga Sukthi, i njohur me pseudonimin "Rrumi", dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit Ndoja, i cili mbeti i vdekur.
Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskim
-Pasuria apartament, me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
-Pasuria, me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja.
-Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
-Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja.
-Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç. por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
-Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi, A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.
-Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja.
-Një orë dore Roleks.
-Shuma prej 2750 Euro.
