Tentuan të rrëmbejnë dhe plagosën një person në Patos, arrestohet një prej autorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2022, 13:25
Një prej autorëve që tentuan të rrëmbejnë në gusht të 2020 një të ri ndërsa e plagosën me armë atë është arrestuar ditën e sotme në Fier.
Bëhej fjalë për Xhejsi Selmanaj që në bashkëpunim me 4 persona të tjerë në afërsi të stadiuimit të Patos plagosën Sulon me armë zjarri.
"Është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim Xh. S., 26 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 16.09.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim," njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
