"Tualetet e universiteteve pa ujë e letra", pedagogu: Ku janë fondet?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2022, 11:55
Pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë dalë sot në protestë para Universitetit të Arteve.
Ata kërkojnë rritjen e pagave të tyre të paktën në nivelin e Kosovës, ndërsa duan dhe rritjen e financimeve për kërkimin shkencor.
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha se universitetet sot nuk kanë mjaftueshëm fonde. Madje tha ai në tualetet e universiteteve nuk ka as ujë e letra.
"Shkoni nëpër… më falni për shprehjen… në tualetet e universiteteve. Nuk ka ujë, nuk ka letra. Po e vulgarizoj pak tani por dua të tregoj gjendjen e universiteteve me këto fondet suplementare që na thotë dikush.," tha ai.
