Prokuroria refuzoi padinë e Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, PL: Drejtësia e kapur nga Edi Rama
Mospranimi i padisë së Ilir Metës kundrejt autoritetit te dosjeve, ka sjellë reagimin e partiësë së Lirisë.
Petriti Vasieli perms një konference për shtyp deklaroi se prokuroria nuk ka respektuar asnjë detyrim themelor dhe se drejtësia është kapur qartazi nga Edi Rama.
‘Ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe ankimi depozitohet sot në atë Gjykate.
Kjo çështje do të ndiqet deri në fund, dhe në rast se procesi gjyqësor do ta kërkojë ajo do të ankimohet në të gjitha nivelet e Gjykatave të vendit, por edhe në Gjykatat Ndërkombëtare,’ tha Vasili.
Vendimi i Prokurorisë të kapur qartazi nga Edi Rama është një vendim që shkel në mënyrë flagrante në çdo nen të tij ligjin, si në proçedurë ashtu edhe në permbajtje. Veprimet e prokurorisë kanë qen skandaloze dhe të paimagjinueshme.
Më tej Vasili paralajmeroi se do te kryej ankimim në Gjykaten e Rrethit Gjzqesor Tirane dhe se çeshtjen do ta ndjekin deri në fund
“Vendimi i Prokurorisë të kapur qartazi nga Edi Rama është një vendim që shkel në mënyrë flagrante në çdo nen të tij ligjin, si në proçedurë ashtu edhe në përmbajtje. Veprimet e Prokurorisë kanë qen skandaloze dhe të paimagjinueshme” tha ai.
Avokati mbrojtes i Ilir Metes, Genc Gjokutaj theksoi se prokuroria ka treguar mungesë vullneti.
“Ndaj gjithë shkeljeve kemi depozituar kallëzimin. Çfarë ka ndodhur? Gjatë kësaj kohe që prokuroria, e cila ka treguar mungesë vullneti, flasim për ish-presidentin e Republikës, kemi dorëzuar kallëzimin ndaj këtij mosfillimi. Kërkesa është bërë nga ana ime si përfaqësues ligjor i zotit Meta. Është kërkuar dokumentacioni që bën obligator dhënien e akteve," tha ai.
Ish kreu i shtetit Ilir Meta ka kallezuar penalisht Gentiana Sulen, Albert Nikollen, Altin Hoxhen, Gjergj Markun dhe Skender Vrionin për falsifikim të dokumentave shteterore.