Rama: Rublat ruse vazhdojnë flasin mbrapsht në Tiranë, në 2011 votuan kundër Kosovës

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje përmes Twitterit akuzave të ardhura nga opozita për fjalimin e tij në Strasburg.

Rama shkruan se rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës kundër Kosovës dhe pro rezolutës famëkeqe.

Rama: Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës kundër Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe pro Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse.