Policia i gjen pushkën me 3 krehëra e municion luftarak në banesë, në pranga 47-vjeçar në Krujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2022, 12:57
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pushkë, 3 krehëra dhe municion luftarak.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Room” u arrestua K. J., 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
"Në banesën e 47-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pushkë, si dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.